Një shqiptar ka humbur jetën në Belgjikë, pasi është qëlluar me armë për një vend parkimi.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në provincën belge të Flemish Brabant, mbrëmjen e së dielës, pas një konflikti. Sipas mediave vendase, shqiptari kishte përplasje të vazhdueshëm me fqinjin e tij, shtetas italian. Megjithatë, gjërat u përkeqësuan mbrëmjen e djeshme, pasi në shtëpinë e shqiptarit po mbahej një festë.
61-vjeçari nga Italia dhe 43-vjeçari shqiptar janë konfliktuar në parkimin para banesave të tyre dhe në këtë moment, italiani ka qëlluar për vdekje me armë drejt shqiptarit dhe kushëririt të tij, 19-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Pas të shtënave autori është arratisur, por është kapur nga policia.
Paraprakisht dyshohet se makina e autorit është bllokuar nga ajo e viktimës, duke çuar në të shtënat fatale.