Bota

Vritet Maria Daniela Ikasa Isavala, drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador!

Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit në Guayaquil, një qendër paraburgimi që shpesh bëhet skena e kryengritjeve të përgjakshme të të burgosurve, është vrarë. Këtë deklaroi shërbimi i vuajtjes së dënimit të vendit të Amerikës Latine, SNAI. “Drejtorja e Qendrës së Paraburgimit Nr. 1 të Guyanezit, Maria Daniela Ikasa Isavala, vdiq pasi u sulmua nga njerëz të armatosur në rrugë”-tha agjencia e saj, duke shtuar se zyrtarja ndërroi jetë në spital.
Policia është në vendngjarje për të nisur hetimet që do të mundësojnë identifikimin e autorëve të vrasjes, vijoi SNAI.

Sipas të njëjtit burim, ka mbetur i plagosur një tjetër punonjës i shërbimit. Burgu Nr. 1 i Guayas është dëmtuar shpesh nga konfliktet e bandave dhe trazirat e përgjakshme vitet e fundit. Në total, mbi 460 të burgosur janë vrarë brenda burgjeve ekuadoriane që nga viti 2021. Drejtori Icasa është zyrtari i dytë i SNAI që vritet brenda muajit aktual.