Bota

Vrau gruan dhe më pas veten, zbulohet se çfarë e shtyu manjatin britanik të naftës drejt kësaj tragjedie!

Manjati i naftës David Thomas Blyth, vrau gruan e tij, performuesen Victoria Vera Blyth dhe më pas vrau veten në rezidencën e tyre në Ankara më 11 qershor. Pretendohet se shtetasi britanik u zemërua pas një debati për shkak të mesazheve që gjeti në telefonin e gruas së tij. Ngjarja ndodhi ndërsa tre fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi. Ata tani janë nën kujdestarinë e të afërmve të nënës së tyre, të cilët kanë fluturuar për në Turqi pas ngjarjes.

Victoria, 40 vjeçe, u njoh fillimisht si këngëtare në Republikën Çeke. Karriera e saj e suksesshme filloi në 2004, pas publikimit të albumit të saj fillestar, ‘Killing Me Softly’, i cili përfshinte interpretimin e saj të Eagles Hotel California. Homazhe të shumta kanë shprehur pakënaqësinë për humbjen e artistes të njohur.

Pas kësaj, motra e Viktorias, Alexandra bëri një postim tejet prekës në Instagram: “Me trishtim dhe dhimbje të thellë më duhet të njoftoj se motra ime e dashur dhe e bukur, dielli i jetës sonë që na solli kaq shumë gëzim, me të qeshurën e saj, shpirtin pozitiv është ndarë nga jeta. Familja ime po kalon një kohë shumë të vështirë sepse humbëm të dy prindërit. Së fundmi kemi varrosur babanë dhe tani motrën dhe kunatin dhe na duhet kohë të shërohemi, por mbi të gjitha duhet të jemi këtu për fëmijët. Ne i vlerësojmë vërtet mesazhet tuaja të bukura, por në këto kohë të vështira na duhet kohë për të marrë frymë”.