Botë e Çuditshme

Vrau brutalisht 12-vjeçarin, arrestohet lopa!

Një lajm i padëgjuar më parë vjen nga Sudani i Jugut, ku një lopë është arrestuar për vrasjen brutale të një djali 12-vjeçar. Në një nga deklaratat më të çuditshme të policisë së bërë ndonjëherë, autoritetet e këtij vendi kanë konfirmuar se lopa e arrestuar mund të rrezikojë një kohë të gjatë në burg nëse shpallet fajtore.

Policia ka konfirmuar se ka ndaluar lopën së bashku me pronarin e saj pasi kafsha dyshohet se sulmoi fëmijën pranë një ferme. Është raportuar se egërsia e sulmit ka qenë e tillë që fëmija është vrarë në çast. Majori Elijah Mabor, një zëdhënës i policisë sudaneze jugore ka thënë:

Lopa tani është e arrestuar në një stacion policie në qarkun Qendror Rumbek. Djali u dërgua në spital teksa kishte humbur jetën dhe u dërgua në shtëpi për varrim.

Çuditërisht, nuk është hera e parë që një krijesë arrestohet, akuzohet dhe burgoset në këtë vend. Vetëm një muaj më parë u arrestua një dash dhe u akuzua për vrasjen e një 45-vjeçareje. Në sulmin brutal, Adhieu Chaping u përplas vazhdimisht nga kafsha përpara se të vdiste nga plagët e rënda.