Aktualitet

Vrau 80-vjeçarin në mes të dasmës në Ferizaj/ Vetëdorëzohet në polici Festim Ramadani!

Është vetëdorëzuar në polici Festim Ramadani, autori i vrasjes së Sabri Sabriut, mbrëmjen e djeshme në Ferizaj të Kosovës.

Pas ngjarjes, ai u arratis dhe policia nuk mundi ta lokalizonte, deri ditën e sotme kur ai u dorëzua. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme , rreth orës 19:25, në fshatin Bibaj, në parkingun e një salle dasmash. Ramadani qëlloi me armë zjarri 80-vjeçarin, pikërisht në dasmën e nipit të tij.

Njëkohësisht viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Efektivi ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin, teksa ende  mbetet enigmatike arsyeja e vrasjes.