Aktualitet Politikë

Vrasjet e “21 Janarit”, Artan Hoxha flet për përmbajtjen e kasetës me audioregjistrimin

Artan Hoxha ka folur në “Shqipëria Live” në lidhje me “21 Janarin” dhe dorëzimin e kasetës me audioregjistrim në SPAK.

Ai ka folur për përmbajtjen që ka kaseta, dhe sipas tij për urdhrin që është dhënë për të qëlluar me armë ndaj protestuesve.

“Vrasjet nuk erdhën nga policia, materiali tregon cili është instruktazhi që jep drejtuesi i Gardës, që vjen me shkallëzim, ata kanë qenë të instruktuar më parë.

Në momentin kur thotë “bëni armët gati kur t’u them unë do qëlloni në mish”, po të kishte zgjatur dhe 10 sekonda të tjera do ishte bërë kasaphanë.

Dhe kaq sa janë vrarë ka qenë dhe kjo me fat, se mund të ishin vrarë dhe 13 të tjerë që kanë qenë të plagosur rëndë.

Zjarri është hapur në një gjerësi për të krijuar një kordon sigurie. Nuk e kuptoj pse duhej hapur zjarr në atë momentin, kur protesta ishte në shuarje, protestuesit kishin nisur të largohen.

Kishte shumë elementë që dëshmonin se protesta ishte drejt rënies së intensitetit të saj.

Në momentin kur i jepet urdhri ‘qëllo’ komandantit të njësisë speciale,  para urdhrit komandanti i Gardës thotë ‘bëni armët gati dhe kur të them unë do qëlloni në mish’, dhe i thotë ‘ky është urdhër’.

Për 7 sekonda dëgjohen breshëritë MP5, 8 të shtëna, dhe pastaj jep urdhër ‘ndaloni’ dhe me gjakftohtësi nuk flitet fare për pasoja, dhe kërkron municion shtesë sepse e kanë konsumuar.

Pse Berisha është përgjegjës? Sepse pas ngjarjes doli dhe tha ‘vrasjet janë bërë nga opozita, Garda nuk përdor armë të tilla’. Mjekët e spitalit të Traumës që dolën menjëherë, thanë që vrasjet janë bërë nga afër dhe me armë që nuk i ka policia… ç’punë kishin mjekët?”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

Top Channel