Gazetari Berat Buzhala ka bërë një reagim të ashpër ndaj Vjosa Osmanit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ferizaj, ku u vra i afërmi i bashkëshortit të Presidentes.
Ka qenë media e gazetarit Berat Buzhala, Nacionale, e cila shkruan se pas kësaj ngjarje mund të kemi të bëjmë me një rast pedofilie të ndodhur shumë vite më parë nga xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Buzhala po ashtu ka folur për rrëfimin që i njohur i tij në Perëndim i ka bërë lidhur me një përdhunim të një vajze kur ajo ishte 10-vjeçe, por dhunuesi duket se nuk është dënuar për shkak të lidhjeve të forta politike.
“Presidentja Osmani mu paska turre me nje postim ne FB, se koka tu ni e rrezikume. I paska ftu organet e sigurise me me hetu. Ok. Edhe pas ketij kercenimi direkt nga vogelsia e saj, Vjosa Osmani, une vazhdoj mos me u ni qaqqqqqq shume i rrezikume. Sido qe te jete, rrini ne lidhje. Dikur prej akshamit do t’i pergjigjna me nje video. Do ti kallxoj Zonjes Presidente se vajzat e dhunume prej axhes se Prindonit, kur atone kane pase moshen e vajzave te mia dhe vajzave te saj, jane ma te rendesishme se une e Vjosa. Do t’i kallxoj se ajo e Prindoni, bashke me djemte e axhes Prindonit, jane kane pjese e nje grupi ne FB, ku viktimat kane kerku drejtesi. Do t’i tregoj asaj qysh ne ate bisede, jo qe nuk kishte empati per to, por ato ofendoheshin. Une kam bisedu me ato gra, qe tash jane te martume. Nejseeee, pak ma vone,” shkruan Buzhala.