Aktualitet

Vrasja “MISTER” e Egli Progës/ Kreu i policisë deklaratë zyrtare: Ngjarja është referuar si vrasje me dashje, autori…

Kreu i policisë ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen në Pogradec ku mbeti i vdekur si pasojë e dhunës 42-vjeçari Eglantin Proga. Vdekja e të cilit është ende mister dhe familjarët e tij hedhin akuza të rënda ndaj policisë se janë përpjekur të fshehin të vërtetën e ngjarjes.

Kreu i Policisë konfirmoi se ngjarja e rëndë në Pogradec është trajtuar me seriozitet të plotë. Ai theksoi se pas raportimit të incidentit në orën 19:09, shërbimet policore mbërritën në vendngjarje për tre minuta dhe rrethuan zonën.

Pamjet e sigurisë janë sekuestruar dhe janë në proces ekzaminimi nga prokuroria. Shtetasi Denis Meçe, i dyshuar për vrasje me dashje, është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

Kreu i Policisë e siguroi publikun se nuk ka pasur fshehje të ngjarjes dhe se hetimi ka avancuar në mënyrë të shpejtë dhe të përgjegjshme.

Në lagjen nr.1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore, Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. Vrasje me dashje e referuar nga policia. Nuk është fshehur ngjarja e Pogradecit nga asnjë punonjës policie. Është shkuar në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat të ambienteve përreth. Janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarës. U bë e mundur zbardhja në kohë rekord e krimit dhe u arrestua autori bashkë me tre të tjerë. Drejtoria e Korçës dha një njoftimin zyrtar, u anashkalua, deformua dhe u mohua.