Në Tiranë po mbahen homazhe në ndër të policit Afrim Bunjaku, heroit të Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në veri të Kosovës.
Qytetarët po ndezin qirinj në Sheshin Nënë Tereza në nder të tij, ndërsa mbajnë në duar edhe flamuj të UÇK-së dhe Kosovës.
Homazhe po mbahen edhe në Durrës. “Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit të cilët vlerësuan lart rolin dhe sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup terroristësh serbë.