Humbja e jetës së Egli Progës po hetohet si vrasje nga pakujdesia, vepër penale kjo e rikualifikuar nga Prokuroria gjatë masës së sigurisë, por sipas juristëve ky ishte një hap i nxituar.
Eksperti Ervin Karmuço shprehet se prokuroria gaboi në rikualifikimin e masës, pasi duhet të kishte parë më mirë dosjen, mbledhur dëshmi dhe prova, më pas mund të ndryshonte masën nga ‘vrasje me dashje’, në ‘vrasje nga pakujdesia’.
“Për të qenë shumë objektiv dhe larg nga deklaratat e fundit politike, kjo çështje është politizuar, unë do jap mendimin tim si jurist, si ekspert, si profesor.
Ndodhemi para respektimit të disa procedurave standarde që kemi në raste të tilla kur gjendet një kufomë në mes të rrugës. Na duhet e para të lajmërohet salla operative, të rrethohet vendi i ngjarjes të mblidhen dëshmitë, pastaj të vijë ambulanca dhe të bëhet një këqyrje dhe autopsi për të dalë shkaku i vdekjes. Të gjitha këto hanë kohë dhe kërkojnë një koordinim të institucioneve.
Kur njoftohet salla operative për një rast vdekje të papritur, gjithmonë njoftohet prokuroria, Prokuroria është zoti i vendit të ngjarjes, nuk është policia. Policia është në ndihmë të drejtuesit të hetimit. Nuk ka rast që një polic i vetëm, mbase edhe dy, mund të fshehin një vrasje se këto institucione në koordinim me njëri tjetrin, spitali, prokuroria, familjarët, dëshmitarë të rastit që mund të japin në media, nuk mundet të fshihet kjo ngjarje.
Problemi është se është abuzuar, kemi pasur dhe raste të tjera, në atë që quhet informacioni paraprak, mund të jetë jo vetëm larg të vërtetës, por edhe rast i gabuar. Kemi pasur raste në Fier, Përmet, Shkodër që dyshohet për shkaqe natyrale pastaj del ndryshe me anë të hetimeve dhe çfarë vendos prokurori. Edhe për personat që gjendet në rrugë shkon eksperti kriminalist, pavarësisht se thonë dëshmitarët ka qenë i pirë dhe ka rënë në tokë. Në çdo rast eksperti mjekoligjor është në vendngjarje, nuk ka rast të mos ndodhë kjo se është shkelje.
Nëse personi është konfliktuar në çast për një cigare, këtu ka një vrasje nga pakujdesia që e godet dhe nuk e mendon vdekjen. Por nëse e ke thirrur për ta dëmtuar, por vdekja ka ndodhur, kalojmë në vrasje me dashje. Por nëse ti e ke thirrur për të dhënë ai para, për ta kanosur, këtu është një vepër e rëndë që shkon deri në dënim me burgim të përjetshëm. Këto janë pista-.
Prokuroria gaboi që rikualifikoi veprën e asaj që raportoi policia. Duhet të kishte parë dosjen, provat dhe mundet më pas të kishte rikuualifuar veprën. Ka shumë institucione që po hetojnë, përveç drejtorisë së policisë, është avokati i popullit, inspektori i lartë i
Drejtësisë , shoqëria, civile, media që po ecin paralelisht për hetimet. Policia është ngatërruar me këmbët e veta që mund të ishte rezervuar për një informacion më të plotë. Ka një luftë mes policisë dhe prokurorisë, dhe në atë zonë juglindore, para disa kohësh është arrestuar dhe një ekspert policie aty. Ka një ngërç dhe deklaratat janë me përmbajtje nervozizmi të shtuar.”-u shpreh Karamuço.