Aktualitet

Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, policia arreston autorin!

Arrestohet një 14 vjeçar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Cani, dje pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Edhe autori  mbeti i plagosur nga konflikti në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë. I mituri akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ditën e djeshme, ky shtetas, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, për motive të dobëta u konfliktua me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i goditi me mjet prerës. Të tre të miturit u dëmtuan. Si pasojë e plagëve të marra, 14-vjeçari Martin Cani ndërroi jetë në spital ndërsa dy të lënduarit, mes tyre autori i krimit, janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.