Aktualitet Bota

”Vrasës, vrasës…”/ Qytetarët hedhin baltë drejt mbretit spanjoll dhe kryeminstrit të vendit! (VIDEO)

Me fjalët “Vrasës, vrasës, vrasës…”. Kështu u prit Mbreti i Spanjës Felipe VI dhe kryeministri Pedro Sanchez në Paiporta, një nga vendet më të prekura nga përmbytjet në rajonin e Valencias ku deri më tani janë regjistruar 217 viktima.

Në pamjet e transmetuara nga mediat e huaja, duket se qytetarë të shumtë të revoltuar hedhin baltë drejt mbretit spanjoll.

Ky i fundit ecën në rrugët e zonave të dëmtuara masivisht nga përmbytjet.

Mediat njoftojnë se numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 217.

Përmbytjet në Spanjë po kategorizohen si katastrofa më e keqe e Evropës që nga viti 1967, kur të paktën 500 njerëz vdiqën në Portugali nga një fenomen i tillë.

Nga ana tjetër, 3633 ushtarë shtesë kanë zbarkuar në zonat e përmbytura, masë e cila u paralajmërua dje nga kryeministri Pedro Sanchez.

Sanchez iu drejtua kombit duke pranuar se qeveria dhe shteti mbajnë përgjegjësi për reagimin jo të duhur ndaj situatës, ndërsa tregoi se 10 mijë forca shtesë (ushtarë dhe policsë) do të dislokohen në zonat e përmbytura. Gjithashtu, në Valencia dhe qytetet rreth saj zbarkuan edhe 5200 trupa të Gardës Civile.