Celebrities Gossip Showbiz

Vrapon për ta takuar në skenë, ja reagimi i Dhurata Dorës ndaj fanses!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.

Epo, bravo Dhurata!

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 10 milion klikime në platformën YouTube. E në kaq pak kohë Dhurata lançoi bashkëpunimin e dytë, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano.