Aktualitet

Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh kryesisht në jug në orët e paradites.

Më pas mot me vranësira e kthjellime të herëpasherëshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në veri. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Më pas reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jen me intensitet të ulët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në mbrëmje pritet që reshjet të humbasin intensitet dhe territor më pas ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 19/32°C
Re shi

Kukës 16/29°C
Re shi

Lezhë 19/33°C
Re shi

Dibër 10/30°C
Re shi

Durrës 21/32°C
Re shi

Tiranë 23/34°C
Re shi

Elbasan 20/32°C
Diell re shi

Berat 20/33°C
Diell re shi

Vlorë 23/32°C
Diell re shi

Korçë 14/26°C
Diell re shi

Gjirokastër 19/28°C
Diell re shi

Sarandë 20/30°C
Diell re shi