Aktualitet

Vranësira dhe shira më intensivë në mbrëmje/Zbuloni çfarë moti na pret!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Kjo si rezultat i ndikimit që jep periferia e një qendre me presion të ulët e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin prej disa ditësh tashmë. Po ashtu dhe kontrastet termike të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore e verilindore.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e intervale të herëpas’herëshme kthjellimesh. Reshjet e shiut priten të vazhdueshme e me intensitet të ulët, si dhe me shtrëngata të izoluara lokale, fillimisht në jug të vendit.

Në orët e para të mëngjesit, reshjet do të shpërndahen edhe në pjesën qendrore, me intensitet të ulët e do të vijojnë të jenë në formën e shtrëngatave të herëpas’herëshme e afatshkurtra gjatë gjithë ditës, por kryesisht të përqëndruara në relievet malore të vendit. Gjatë orëve të mbrëmjes, reshjet rrisin intensitetin, kryesisht në jug.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era fryn me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina, era fiton shpejtësi 8-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/25
Diell re shi

Kukës
11/21
Diell re shi

Lezhë
15/24
Diell re shi

Dibër
11/19
Diell re shi

Durrës
16/28
Diell re shi

Tiranë
16/26
Diell re shi

Elbasan
15/25
Diell re shi

Berat
15/25
Diell re shi

Vlorë
16/25
Diell re shi

Korçë
11/20
Diell re shi

Gjirokastër
13/25
Diell re shi

Sarandë
15/24
Diell re shi