Rajoni

Votoi rezoluten e Srebenices, Vuçiç: Maqedonia e Veriut më goditi fort! Kam investuar shumë, Greqia më shumë shtyllë se Shkupi!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

 “Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë shtyllë se Shkupi”, tha Vuçiç.

Më 11 Korrik 1995, forcat serbe hynë në Srebrenicë, e cila ishte nën mbrojtjen speciale të OKB-së dhe më pas vranë më shumë se 8,000 myslimanë.

Si Serbia ashtu edhe Republika Srpska mohojnë se ka ndodhur genocid në Srebrenicë edhe pse është përcaktuar kështu nga dy gjykata të OKB-së.

Pavarësisht miratimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për sukses, duke iu referuar rezultatit të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që votimi për çështjen e gjenocidit të mos kalohet unanimisht. Nuk ka ndodhur kurrë. Kjo po ndodh për herë të parë sepse disa njerëz donin të përdornin fuqinë e tyre të madhe politike për të politizuar këtë temë të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Ai u shpreh se qëllimi i rezolutës ishte fajësimi i Serbisë, por premtoi se nuk do t’ia dalin kurrë.