Aktualitet

Vorë, burri plagos gruan me thikë dhe arrestohet!

Një grua u plagos në Vorë pasi u godit me thikë nga bashkëshorti, i cili u arrestua. Policia prangosi një 32-vjeçar ndërsa e lënduara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka informacione për gjendjen e saj shëndetësore. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A.H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në një tjetër zhvillim, më herët policia në Tiranë ka identifikuar tre persona, që dyshohet se kanë plagosur një shtetas në kryeqytet. Nga tre të identifikuarit, janë shoqëruar në polici dy prej tyre ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Blutë bënë të ditur se nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G.N., E N. dhe M.N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G.N., E N., dhe M.N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.