Sport

Vora hap fals, në Fier fiton Apolonia! Lushnja mposht Korabin në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e 12-të. Te suksesi kanë dalë Apolonia dhe Lushnja.

Në “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia vendase fitoi 2-0 kundër Vorës, duke bërë që miqtë të gjejnë humbjen e dytë këtë sezon dhe t’i lënë rrugë të lirë Flamurtarit kryesues. Maksuti në minutën e 10-të dhe Umejiego në të 38 shënuan për fierakët, teksa Ruzgis humbi 11 metërsh te miqtë.

Në “Roza Haxhiu”, Lushnja fitoi 3-1 me Korabin. Korreshi, Uillie dhe Canka shënuan për lagunarët, ndërsa dibranët gjetën golin vetëm në fund me Markun.

Raundi i 12-të i së Parës ndahet në tre ditë, aty ku spikat Kastrioti – Pogradeci apo edhe sfidat e Besës dhe Flamurtarit për vetë renditjen dhe objektivat e klubeve.

Kategoria e Parë, raundi 12-të:

E premte, 8 nëntor 2024

Apolonia 2-0 Vora

Lushnja 3-1 Korabi

E shtunë, 9 nëntor

Erzeni – Kukësi

Kastrioti – Pogradeci

E diel, 10 nëntor

Besa – Valbona

Burreli – Flamurtari

 

–Sh.c–