Versioni i fundit i një furgoni nga Volkswagen u zbulua në shtator në ekspozitën IAA Transportation në Gjermani, por tani kompania ka njoftuar detaje të mëtejshme të modelit të ri hibrid plug-in, duke përfshirë gamën dhe specifikimet të paktën për tregun evropian. Bëhet e ditur se Volkswagen ka vënë në shitje Multivan eHybrid 4Motion në Evropë, me një çmim prej 70,668 Euro. Pavarësisht nga ajo që mund të sugjerojnë përmasat, ai përdor platformën MQB evo të VW, që do të thotë se përfiton gjerësisht nga të njëjtat motorë fuqish si një sërë makinash VW.
Dhe ashtu si Volkswagen Golf, Multivan po përdor sistemin e ri hibrid të gjeneratës së dytë ‘eHybrid’ të Volkswagen, së bashku me lëvizjen me të gjitha rrotat 4Motion. Volkswagen ka thënë se nevojiten urgjentisht shkurtime të konsiderueshme të kostove pasi pati një rënie të madhe në të ardhurat e tremujorit të tretë. Kompania është përballur me përfaqësuesit e zemëruar të punonjësve, lidhur me mundësinë e mbylljes së fabrikës së parë të prodhuesit të automjeteve në Gjermani.
Kompania raportoi fitim neto prej 1.58 miliardë euro për periudhën korrik-shtator, një rënie prej 64% nga 4.35 miliardë euro që fitoi një vit më parë. Shifrat u publikuan dy ditë pasi kryetarja e sindikatës së punëtorëve të Volkswagen tha se menaxhmenti kishte informuar përfaqësuesit e punonjësve se dëshiron të mbyllë të paktën tri fabrika në Gjermani. Prodhuesi gjerman i makinave po planifikon të mbyllë të paktën tri fabrika në Gjermani, të shkurtojë mijëra vende pune dhe të ulë pagat me 10%, ka zbuluar sindikata e kompanisë. Daniella Cavallo, kreu i këshillit të punëtorëve të Volkswagen, u tha punëtorëve në selinë qendrore të VW në Wolfsburg sot se kompania po planifikon shkurtime edhe më të thella se sa pritej. Kjo do të ishte mbyllja e parë e fabrikave vendase në historinë 87-vjeçare të Volkswagen.