Auto & Moto

Volkswagen lançon SUV-in ID.6 Crozz 2024, njihuni me çmimin e tij fillestar!

Volkswagen ka lançuar SUV-in elektrik ID.6 Crozz 2024. Ky model i ri përmban një gamë të përmirësuar, përditësime të dizajnit dhe një çmim fillestar prej 35, 500 dollarë. ID.6 Crozz prodhohet nga sipërmarrja e përbashkët e Volkswagen në Kinë FAW-VW. Fillimisht u lançua në vitin 2021 si modeli më i madh elektrik i Volkswagen në rajon.

FAW-VW është një nga dy sipërmarrjet e prodhuesit gjerman në Kinë, tjetra quhet SAIC-VW. Kur Volkswagen nxjerr një model të ri, të dyja kompanitë e prodhojnë dhe e shesin atë me emra të ndryshëm. Për shembull, FAW-VW prodhon modelet ID.4 Crozz dhe ID.6 Crozz. Ndërkohë, SAIC-VW shet ID.4 X dhe ID.6 X. Edhe pse ID.4 shitet globalisht, ID.6 shitet vetëm në Kinë. Volkswagen ID.6 Crozz i përditësuar 2024 u lançua zyrtarisht me një çmim fillestar prej 35,500 dollarë deri në 46,200 dollarë.

Nga jashtë, nuk do të vini re shumë ndryshime të dizajnit nga modeli i mëparshëm, përveç përmirësimeve të vogla të aerodinamikës. Blerësit mund të zgjedhin katër ngjyra të ndryshme si blu, portokalli, ari dhe të bardhë. Pjesa e brendshme përmban një ekran qendror kontrolli 12 inç, një panel instrumentesh 5,3 inç dhe një ekran AR (me realitet të shtuar). Volkswagen ID.6 Crozz i ri është i disponueshëm në katër modele Pure, Pure+, Pro dhe Prime (AWD). Modeli Pure ofron një rreze prej 479 kilometrave me një mbushje, Pure+ me 600 kilometra, modeli Pro po ashtu me të njëjtën rreze derisa modeli Prime vjen me një rreze 558 kilometra.