Auto & Moto

Volkswagen: “Kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bëjnë makinat tona jo konkurruese”!

Programi i kursimeve prej 10 miliardë euro i Volkswagen do të përfshijë reduktime të stafit. Shefi i markës Thomas Schaefer paralajmëroi se kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bënë makinat e tij jo konkurruese. Prodhuesi gjerman i makinave është në mes të negociatave me këshillin e tij të punës mbi një skemë të uljes së kostove në markën e tij VW, hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin tek kalimi në makinat elektrike.

“Me shumë nga strukturat, proceset dhe kostot tona para-ekzistuese, ne nuk jemi më konkurrues si marka Volkswagen”,-tha Schaefer në një takim të stafit në selinë e prodhuesit të makinave në Wolfsburg. Kompania kishte thënë më parë se planifikonte të përfitonte nga “kurba demografike” për të reduktuar fuqinë e saj punëtore, ndonëse ishte zotuar se nuk do të kryente shkarkime deri në vitin 2029.

Volkswagen njoftoi së fundmi se do t’i dorëzojë Vatikanit 40 makina elektrike të familjes ID. Është një projekt i Vatikanit i quajtur “Konvertimi Ekologjik 2030”, i cili synon të reduktojë karbonin tek flota e automjeteve. Vatikani planifikon të zëvendësojë secilën prej automjeteve të saj me automjete neutrale ndaj CO2 deri në vitin 2030.

“Ne jemi të kënaqur që mbështesim Vatikanin në këtë projekt të rëndësishëm. Kjo është diçka e veçantë për ne dhe tregon se ne jemi absolutisht konkurrues me zgjidhjet tona të lëvizshmërisë”,-tha Christian Dahlheim, shef i Shërbimeve Financiare të Volkswagen.