Fashion

“Vogue” sugjeron parfumet më ‘In’ të momentit!

Gjetja e një arome të duhur nga firma juaj e preferuar mund të jetë mjaft e vështirë, por është mund të jetë bërë paksa më e lehtë pas shitjeve të shumta të parfumeve më të mira gjatë të premtes së zezë. Me atë që duket si një numër i pafund aromash si për burrat ashtu edhe për gratë në treg, mund të jetë sfiduese të zgjedhësh vetëm një për ta provuar, e lëre më ta bësh dhuratë këtë sezon festash. Megjithatë, gjetja e aromës së duhur është një detyrë që jep një shpërblim të lartë duke pasur parasysh se aroma perfekte mund të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e dikujt, të rrisë besimin dhe një mori emocionesh të tjera pozitive.

Për ata që janë në kërkim për të gjetur një parfum të ri për një aromë të gëzueshme, shikoni linjën e parë të parfumerisë së ‘Gucci’, ‘The Alchemist’s Garden in Winter Spring’ një aromë mimoze, piperi dhe myshku të krijuar nga mjeshtri i parfumerisë Alberto Morillas nën drejtimin krijues të Alessandro Michele. ‘Aqua Vitae Forte’ e Maison Francis Kurkdjian është një tjetër aromë freskuese e gjallë, agrume, si dhe ‘Orange Sanguine’ e Atelier Cologne. Ata që preferojnë një aromë të pastër, të përsosur për t’u mbajtur në çdo stinë, duhet të kenë parasysh Byredo’s Blanche, ndërsa adhuruesit e aromave me fruta do të adhurojnë ‘Lost Cherry’ të Tom Ford ose ‘Dahlia Divin’ të markës “Givenchy”.

Parfumet me lule janë aromat klasike të parfumeve, kështu që nuk mund të gaboni me ‘Flowerbomb Bloom’ të Viktor&Rolf , ‘Donna’ nga Valentino, ‘La Vie est Belle’ të Lancôme  ose  ‘Libre’ të Yves Saint Laurent për pak më shumë ngrohtësi. Ja se cilat janë parfumet që do të mund t’ju japin një ide në lidhje edhe me blerjen e parfumit të rradhës.

Gucci Beauty The Alchemist’s Garden, Winter’s Spring 
$330

Atelier Cologne Orange Sanguine Pure Perfume
$99

Viktor&Rolf Flowerbomb Bloom
$68

Valentino Donna 
$63

Byredo Blanche 
$190

Givenchy Dahlia Divin Eau Initiale
$55

AllSaints Incense City 
$55

Maison Francis Kurkdjian Aqua Vitae Forte 
$235

Tom Ford Lost Cherry 
$184

Lancôme La Vie est Belle
$64