Dua Lipa edhe njëherë tjetër e ka ngritur lart emrin e Shqipërisë, kësaj radhe në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës, Vogue. Dua ka treguar për revistën e njohur Vogue, destinacionet e saj të preferuara të pushimeve nga ishujt e Greqisë deri te plazhet e Xhamajkës, ku padyshim të parin ka renditur Shqipërinë.
Dua e dashuron një pushim në shtëpinë e saj, shkruan Vogue, ku nuk lë pa përmendur origjinën e këngëtares. Ndër të tjera shkruhet:
Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmbor dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv.
Edhe pse Dua ka eksploruar vende të shumta nëpër botë, për të Shqipëria sërish lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit. Të dytën në listën e vendeve për tu vizituar, Dua ka zgjedhur pikërisht këto të fundit, që sipas saj ofron një kombinim të mrekullueshëm shpesh të injoruar në vendin fqinj. Dua thekson se i pëlqen të vizitojë vendet që nuk janë shumë të frekuentuara, aty ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme.