Vogëlushja e moderatores së njohur, Marina Vjollca po rritet dita ditës dhe tanimë i kanë dalë dhe kicat. Marina ka postuar një foto ku tregon se ajo që po e ‘vuan’ këtë është vetë moderatorja pasi Marget e kafshon në krahë. Nëpërmjet një postimi në Instastory ku shfaq kafshimet e vogla të Marget, Marina shkruan:
Ja çfarë i bën Marget mamës. Na kanë dalë kicat shumë shpejt.
Vjollca shpeshherë poston foto e video me vogëlushen.
Rikujtojmë, se më datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi Getoar Selimi dhe Marina u bënë për herë të parë prindër. Ditën e djeshme, sjellim në vëmendje se bukuroshja publikoi një Instastory teksa shfaqej duke ngrënë një llokum me arra që duket se i pëlqen aq shumë sa nuk e ka pasur problem edhe të bëhet e gjitha pis nga pluhuri. Krahas, prezantuesja ka shkruar:
Kush mbaron për llokum me arra?
Nëse ju kujtohet në fillimet e karrierës së tij, Getoari ka lançuar hitin e viteve të atëhershme ‘Llokum me arra’ dhe ndoshta ne mund ta kuptojmë ‘fiksimin’ e Marinës me këtë ëmbëlsirë. Ndërkaq, vlen të theksojmë se Marina është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk e ka zbuluar kurrë portretin e vajzës së saj në rrjete sociale. Ndërkaq, lidhur me pyetjen se si është Luana si teze, Marina dha këtë përgjigje.