Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje.
E besojeni apo jo, Siera sot mbush plot 1 vjeçe dhe padyshim që nuk munguan urimet e shumta, por më i ëmbli erdhi nga mikesha e ngushtë e mamasë së saj, Adrola Dushi. Me anë të një Instastory ku shfaqet duke puthur vogëlushen në ballë, krahas ka shkruar:
Siera ime gëzuar ditëlindjen e parë o shpirt! U bëfsh 100 vjeç me gjithë lumturinë e botës! Ti je dhurata më e bukur që mami Kristina mund të na bënte. Unë dhe Troi të duam shumë o gëzim!
Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.
Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.