Dream Kardashian mbushi pesë vjeç të mërkurën. Fëmija, emri i plotë i së cilës është Dream Renée Kardashian, është vajza e Robert Kardashian dhe modelit të Instagramit Blac Chyna. Kris Jenner ishte e para që e uroi vogëlushen teksa ndau një postim të ëmbël në rrjetet sociale me disa foto të saj.
Kujtojmë, se shtatzëninë e Chyna e bënë edhe në emisionin e tyre, “Rob & Chyna”, i cili u transmetua vetëm për një sezon. Në shtator u raportua se Rob është shumë i lidhur me vajzën e tij. 34-vjeçari vazhdon të jetë kryesisht i fokusuar në rritjen e fëmijës së tij dhe të jetë pjesë e të gjithë vendimmarrjes kur bëhet fjalë për mirëqenien e saj. Një burim tha:
Rob ka punuar në disa projekte argëtuese dhe është me të vërtetë i fokusuar kryesisht te Dream. Ai është shumë i përfshirë si baba. Ai është padyshim një nga ata baballarë që dëshiron të jetë pjesë e të gjithë vendimmarrjes dhe e do Dream me gjithë zemër.
Burimi gjithashtu pohoi se ish-ylli i “Keeping Up with the Kardashians” po bën më të mirën e mundshme për të qëndruar i shëndetshëm për hir të vajzës së tij, pasi më parë kishte një mënyrë jetese jo të shëndetshme. Rob po bën gjithçka që mundet për të qëndruar pozitiv për Dream. Duke folur për “Entertainment Tonight”, burimi shtoi:
Ai ende lufton pak me një mënyrë jetese aktive dhe kjo mund ta bëjë atë të ndihet në depresion ndonjëherë. Është gjithmonë një punë në progres për të, por ai po bën gjithçka për të qëndruar pozitiv dhe i shëndetshëm, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, për hir të Dream.