Fol

“Vodhi 10 çokollata për ditëlindjen e nipit dhe u arrestua…”/Prokuroja rrëfen rastin e trishtë!

Burgu i grave në Shqipëri po diskutohet që të mbyllet dhe të kthehet në burg të hapur, ku do dërgohen shtetas të dënuar në gjysëm liri, pra ata qytetarë të gjendur fajtorë nga gjykatat, që ditën largohen për të punuar dhe në darkë kthehen në qeli. Por ngelet e paqartë se si do të  vihet në zbatim një dënim i tillë për shtetas që vendin e banimit dhe punën nuk  e kanë në Tiranë. Zyrtarisht pranohet se 9-fishi i shtetasve të dënuar po e vuajnë dënimin jashtë burgut me dënime alternative, detyrim paraqitje, punë me interes publik dhe liri me kusht. Të tillë janë 10 360 persona. Ndërsa në burg mbahen si të dënuar të formës së prerë 1724 persona. 2891 të tjerë kanë statusin e të paraburgosurit dhe prezumohen të pafajshëm gjersa gjykatat të flasin.

Pavarësisht ligjit që parashikon gjysëm lirinë, në pesë vjet u aplikua një dënim i tillë vetëm për 97 persona. Kjo shifër e ulët raportohet për shkak të mungesës së një institucioni në sistemin penitenciar. Ndërkohë që ky lloj dënimi ju vjen në ndihmë të dënuarve që po arsimohen, dikujt që ndjek një terapi apo ka përgjegjësi familjare dhe kryhet për krime jo më të larta se një vit burg.

Në episodin e radhës në podcastin “Fol me Anila Hoxhën” ka qenë prokurorja Sonila Muhametaj, ishte e ftuara tjetër, e cila rrëfeu qëndrimin e saj mbi marrëveshjen mes të akuzuarit dhe akuzuesit, që në finale merr fuqi vetëm po e pranoi gjykata.