Lajmet e fundit Politikë

Vlorë, presidenti Meta thirrje qytetarëve: Qëndroni të fortë ndaj çdo presioni!

Presidenti Ilir Meta ishte sot  në Vlorë nga ku i  bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash. Presidenti u kërkoi gjithashtu qytetarëve që të qëndrojnë të fort ndaj çdo presioni dhe të zgjedhin veçanërisht më 25 prill kandidatët që e luftojnë më shumë korrupsionin.

Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, që në 25 Prill të vrapojnë për të votuar, që vendi të hyjë në shinat e demokracisë, t’iu japin shpresë të rinjve që të jetojnë dhe punojnë këtu në Vlorë, ftoj të rinjtë dhe të rejat e Vlorës që të denoncojnë çdo aferë për blerjen e votave, ti qëndrojnë çdo presioni, i ftoj të gjithë të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që e luftojnë korrupsionin, dhe jo atyre që bëjnë sikur e luftojnë.

Presidenti nuk la pas thumbuar edhe nënkryetarin e bashkisë së Vlorës, Afrim Qendron, për të cilin tha se ‘banditi i Astirit’ ka shkuar për të bërë presion. Sipas Metës kjo është edhe një nga arsyet që të rinjtë po largohen.

Banditi i Astirit ka ardhur këtu për të bërë presion, kjo është arsyeja se pse largohet të rinjtë nga Vlora, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një Vlorë më të begatë.

Me tej Presidenti Ilir Meta nënvizoi:

Vlora është e të gjithëve jo vetëm e vlonjatëve, aq më tepër e një presidenti nga Skrapari e aq më shumë e një presidenti ku fshati i tij i lindjes ka sjellë një çetë më vete në luftën e Vlorës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjithashtu përkujtoi betejën historike të Topanasë së 18 tetorit 1942 në Vlorë duke vlerësuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” katër heronjtë: Hajredin Bylishin,Hiqmet Buzin,Bajram Tushënsi dhe Mumin Selamin të cilët dhanë jetën e tyre të re për lirinë dhe sovranitetin e Atdheut.