Një sherr masiv midis punonjësve të Policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në hyrje të Lungomares. Dëshmitarët treguan se përplasja rreth 90 minuta pas mesnate nisi me sharje e ofendime për shkak të një gjobe të vendosur nga uniformat blu.
Më tej, sherri degradoi në konfrontim fizik me grushta e me shkelma mes punonjësve të policisë e disa personave që jepnin me qira skutera elektrikë. Aktiviteti ushtrohej në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike. Dy persona u arrestuan e dy të tjerë janë në kërkim. Bashkia po merr masa për t’i pezulluar aktivitetin.