Aktualitet

Vlorë, grabitet një argjendari, arrestohet autori

Përfundoi me arrestimin e autorit të dyshuar grabitja e një argjendarie me armë zjarri, ngjarje e ndodhur sot në Vlorë, në Bulevardin “Ismail Qemali”.

Në pranga ra 18-vjeçari Martin Kapllanaj, i cili i maskuar me syze dhe kapele dhe më një shotgun qëlloi në ajër për të trembur kalimtarët në zonë e më pas hyri në argjendari duke detyruar pronaren e një person tjetër, të qëndronin të shtrirë në tokë. Pasi mori një sasi floriri e bizhuteri, u largua me vrap.

Për ngjarjen u njoftua policia që e arrestoi në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës. Kapllanajt iu sekuestrua çanta me sendet me vlerë të grabitura, si dhe shotgun-i me plumba manovër.

Uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në mes të ditës duke terrorizuar njerëzit në zonë.