Sport

Vllaznia, vjen sulmuesi Matouti

Vllaznia ndërhyn në merkato. Klubi shkodran ka nënshkruar me Edlin Randy Essang Matouti, sulmues nga Gaboni. Essang ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 3 vite.

Njoftimi i klubit shkodran:

‘KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.”

Matouti është 21 vjeç, luan si sulmues dhe së fundmi ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij.