Sport

Vllaznia shet dy futbollistë të formacionit, humbet cilësi por përfiton 300 mijë euro!

Vllaznia, që nga sezoni i fundit ka humbur 2 titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre. Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”.

100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Në anën tjetër, zbulohet se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba.

Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.