Tirana fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut në sfidën që përmbylli javën e shtatë të Superiores. Bardheblutë nuk merrnin tre pikë prej 138 ditësh. Po sot Elbasani mundi 0-1 Bylisin. Vllaznia, humbi dje përballë Dinamos 1-2. Në takimet e tjera, Teuta mundi 0-1 Laçin, ndërsa të premten Partizani fitoi 2-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias.
Rivalitet i ashpër për kreun në këto javë të para, me Vllazninë që kryeson me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak. Ndërkohë në diferencë të ngushtë pikësh me kryesuesit ndodhen edhe Egnatia dhe Dinamo, vetëm 2 pikë larg.
Në krahun tjetër edhe Teuta dhe Tirana arritën të siguronin 3 pikë të arta, duke u larguar nga zona e ftohtë, që momentalisht ndodhen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi.