Ai është një ndër ata artistë të cilit ‘i këndon shpirti’ dhe projekti më i ri muzikor i të cilit për këtë javë gjendet në vendin e dytë të “The Top List“. Bëhet fjalë për Vlashent Satën i cili pas shumë vitesh u gjend pranë mikrofonit të Top Albania Radio-s për të ‘zbërthyer’ disa nga projektet e tij më të dashura muzikore.
Teksa po komentonte këngën “Copëzat” dedikuar partneres së tij, modeatores Dojna Mema, këngëtari i dashur i publikut zbuloi se si u njoh apo çfarë u bë ‘sebep’ për takimin e tij me bukuroshen.
Para disa vitesh në kohën kur transmetohej emisioni “Pop Culture”, Dojnës ju caktua, si pianiste, të merrte në intervistë Vlashentin i cili asokohe sapo ishte kthyer nga Franca dhe një intervistë e tillë i interesonte shumë.
Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim.