Celebrities Magazine Showbiz

Vlashent Sata tregon kuptimin e emrit të djalit të tij dhe detaje të tjera personale: Dojna, dritarja që formohet tek syri im…

I ftuar në emisionin e sotëm të mëngjesit në “Wake Up” ka qenë këngëtari i nohur Vlashent Sata, i cili foli rreth muzikës që ai krijon, karrierës dhe disa detajeve personale në lidhje me jetën e tij. I pyetur nëse ka mundësinë të jetojë jashtë shtetit nëse gjërat këtu nuk i pëlqejnë, ai u përgjigj:

Unë nuk është se kam vendosur të shpërngulem. Unë këto 2-3 vite kam vendosur të rri pak më shumë në Shqipëri sesa rrija në Francë. Në fakt, në Francë unë kam shtëpinë, kam punën, kam kontaktet, kam kontrata kështu që ne jemi midis dy vendeve dhe mua kjo gjë më më ekuilibron shumë. Franca është një vend shumë i zhvilluar dhe ka një infrastrukturë shumë më të mirë. Shqipëria pastaj ka shpirtin, ka sytë. Kur më thojnë njerëzit çfarë është Dojna dhe Nolan Sol për ty? Është ajo dritarja që formohet tek syri që formon pasqyrimin e dritës dhe pa dritën ti nuk shikon. E nëse ti nuk mund të shohësh, nuk ke mundësi të qeshësh, të gëzohesh. Kur të qesh shpirti është njësoj sikur të shkundesh.

Ndyshimi më i madh në jetën e tij, së bashku me atë të Dojnës, ka qenë ardhja në jetë e djalit të tyre Nolan Sol. I pyetur se si ndihet për këtë gjë, Vlashenti është shprehur si më poshtë:

Kemi bërë një udhëtim të gjatë bashkë dhe të tjerët na thonin se jeni të çmendur. Ishte 4 muaj e gjysmë dhe kemi lëvizur 12 shtete me makinë. Ai është një fëmijë ekstremisht i qetë e i veçantë. Nuk di të qajë kot. Do e them këtë, por kam frikë mos e marrshim sysh si thojnë këto nga anët tona, edhe pse unë nuk i besoj shumë këto gjëra, por asgjë nuk ka ndryshuar me thënë të drejtën. Vetëm është plotësuar. 

Gjithashtu, ai është shprehur edhe për parteren e tij, Dojna Memën, në lidhje me mënyrën se si e ka përjetuar eksperiencën e të qenurit nënë:

Nuk e them për fjalë të bukura. Është një person ekzemplar, kush ka shancin ta njohi realisht, të punojë me të, të shohi çfarë personi është, çfarë dimensioni që ka. Unë habitem sepse nuk është normale. Jo vetëm jam me fat, por ky fati vjen edhe zhvillohet çdo ditë.

Kohë mëparë, Dojna ka bërë një dedikim për djalin e saj, por kësaj here ka qenë radha e Vlashentit, i cili ka treguar edhe kuptimin e emrit të djalit Nolan Sol.

Kam patur shumë emra për të dhe akoma mendoj që nuk e kam gjetur atë që duhej. Vlashent është shumë i fortë si emër, Dojna është shumë i veçantë dhe ishte shumë e vështirë të gjeje një emër që do të mbizotëronte në jetën tonë. Midis dy personaliteteve të forta e të njohura, ka qenë gjithmonë një diell edhe pa ardhur akoma në jetë. Nolan më pëlqen dhe është njëemër që funksionon në të dyja shtetet dhe Sol ka qenë emri i parë që e kam menduar.