Celebrities Gossip Showbiz

Vjen nga Rio De Janeiro? Ja bukuroshja e parë e “Për’puthen” dhe dy të burgosurit!

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Sezoni i ri ka nisur mbrëmjen e sotme me moderatoren Megi Pojanin ama me dy opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arjon Muça. Mbrëmjen e sotme janë prezantuar 3 konkurrentë, 1 vajzë dhe 2 djemë.

Konkurrentja e parë e këtij sezoni është bukuroshja kaçurelse nga Kosova, 22 vjeçarja, Ketrina Gashi. Vajza shpesh herë ngatërohet për sghkak të ngjashmërisë fizik me këngëtaren Nora Istrefi dhe të jep idenë sikur e një modeleje nga Rio De Janeiro . Ajo është futbolliste dhe së fundmi po zhvillon karrierën e saj si modele. E njohur dhe për spote të shumta publicitare në vend. Në prezantimin e saj në program, ajo tha se kërkon një burrë tradicionale.

Nga djemtë, i pari që prezantua nga djemtë është Xhoni Rama, 27-vjeç. I lindur në Fushë-Krujë, Xhoni punon në biznes familjar. Në klipet e tyre prezantuese djemtë shfaqen si të burgosur.


Konkurrenti tjetër është Blendon Jahaj, 25 vjeç. Blendon jeton në Itali, por është i lindur në Kosovë. Me profesion është berber. Në klipet e tyre prezantuese djemtë shfaqen si të burgosur.