Drama “His Three Daughters”, e cila u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto vitin e kaluar, ka mbërritur në Netflix. Shikuesit në mbarë botën e kanë “përqafuar” këtë film në rrjetet sociale. Drama filloi të shfaqej në kinema të caktuara amerikane në fillim të shtatorit të këtij viti, përpara se të dilte në Netflix. “His Three Daughters” aktualisht ka një vlerësim kritik prej 98% në Rotten Tomatoes dhe 89% nga shikuesit, ndërsa ka një vlerësim 7.2 në Imdb.
Ky projekt është filmi i fundit i regjisorit, skenaristit dhe producentit të njohur Azazel Jacobs, i cili u bë i famshëm me filmat “The Lovers” dhe “French Exit”. Filmi ka të bëjë me tri motra që duhet të kujdesen për babanë e tyre Vincent, i cili ndodhet në një bujtinë sepse po vdes nga kanceri. Vajza e tij e birësuar Rachel u kujdes për të për vite me rradhë, ndërsa motrat e saj, Christina që jeton në anën tjetër të shtetit dhe Katie që jeton në Brooklyn, vazhduan me jetën e tyre. Pasi motrat kthehen në jetën e saj, Rasheli i kalon ditët duke vënë baste në sport dhe duke përdorur marijuanë. Filmi eksploron dinamikën e tyre dhe mënyrat në të cilat ata përballen me humbjen e një personi të dashur.