Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.
Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë paarditen e sotme. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur. Gjithashtu Luizi ka zbuluar edhe emrin që ai dhe moderatorja i kanë vendosur vogëlushes së tyre, Luna Mari.
Luna Marí Ejlli . 30.04.2024
View this post on Instagram
Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar në emisionin “Cherry On Top”, tregoi për muajt e fundit të shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e familjes. E pyetur për martesën e saj, Bora e ka ngacmuar pak për mbiemrin gjë të cilën Kiara e la të paqartë. E nëse do të ketë një dasmë të tretë Kiara u shpreh se mund të ketë.