Showbiz

Vjen në jetë foshnja mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry bëhen prindër të një djali

Duka dhe Dukesha e Sussex sapo janë bërë prindër të një djali.

Ditën e sotme Meghan Markle ka sjellë në jetë foshnjen e saj ndërkohë që këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë ata nëpërmjet një postimi në platformat sociale.

Vetëm pak ditë më parë Meghan dhe Harry hapën një llogari të përbashkët në Instagram ku do të ndajnë me publikun, jetët, punët dhe detyrat e tyre të oborrit mbretëror.

Në njoftimin online thuhet se Meghan dhe foshnja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore ndërkohë që emri i bebit mbretëror nuk është bërë ende publik.

Shtatzënia e Dukeshës ka qenë një ndër më të përfolurat nga media ndërkohë që shpeshherë 37-vjeçarja është kritikuar për thyerje të protokolleve mbretërore sa i përket veshjes dhe mënyrës se si ajo zgjodhi ta sjellë në jetë fëmijën e saj.