Celebrities Gossip Showbiz

Vjen lajmi i shumëpritur nga Kate Middleton!

Kate Middleton do të rikthehet në publik shumë shpejt. Ekspertja e modës Rachel Thomson parashikoi se Kate Middleton do t’i rikthehet markave të saj të preferuara të veshjeve, pasi ajo do të bëjë dy paraqitje mbretërore. Princesha e Uellsit pritet të marrë pjesë në të Dielën e Përkujtimit dhe në koncertin e këngëve mbretërore të Krishtlindjeve. Në një bisedë me GB News, Thomson pohoi se Kate do të veshë pjesë të njohura, të përjetshme nga Holland Cooper, duke përmendur paraqitjet e mëparshme në kostumet, pantallonat dhe palltot e tyre.

“Shpresohet që Katerina, Princesha e Uellsit, do të jetë mjaft mirë për të marrë pjesë në ceremoninë e së Dielës së Përkujtimit në nëntor dhe në koncertin e këngëve mbretërore të Krishtlindjeve në Westminster Abbey muajin e ardhshëm. Me këto ngjarje që ndodhin në vjeshtë dhe dimër, ka të ngjarë që ne ta shohim atë të kthehet në disa nga markat e saj të preferuara të veshjeve”-tha ekspertja.

Së fundmi Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka postuar për herë të parë pas pak kohësh, dy fotografi të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin William, të cilat kanë një histori dhe një mesazh mjaft të fuqishëm. Ajo ka zhvilluar një takim me një vajzë 16-vjeçare, e cila siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare vuan nga një formë agresive e kancerit.

Ndërkaq, një burim i brendshëm ka hedhur dritë mbi ndjenjat e Kate Middleton pas thashethemeve të lidhjes së Princit William me Rose Hanbury. Sipas këtij burimi, Kate ka përjetuar një periudhë të vështirë, duke u fokusuar në shëndetin e saj dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kërkuar mbështetje nga William gjatë momenteve të vështira.

Megjithatë, ajo ende po përballet me pasojat e skandalit dhe ndjenjat e saj për divorcin. “Gjatë janarit, ajo ishte në agoni nëse duhej të divorcohej,” thotë burimi. Ndërkohë, Kate ndihet e përhumbur nga përsëritja e thashethemeve rreth mashtrimit të William, një situatë që çdo grua do ta ndiente si shkatërruese.