Pasi ish-partnerja e tij Jennifer Lopez u fotografua në krahët e Ben Affleck, duket se Alex Rodriguez hoqi dorë nga shpresat për tu rikthyer me divën dhe gjejeni pak hapin e radhës?! Rikthehet tek ish-gruaja! Nuk e dimë ende nëse rikthimi është romantik, por si për fillim Alex dhe ish-bashkëshortja janë ushtruar bashkë në palestër gjatë ditës së shtunë dhe ai nuk ka ngurruar që ta postojë foton në “Instagram”.
Rodriguez është shfaqur më i qeshur se kurrë dhe ka zgjedhur të shkruajë fjalët:
Cynthia është mama klas për vajzat tona!
Ish-çifti, Alex dhe Cynthia u martuan në vitin 2002 dhe janë prindër të dy vajzave adoleshente, Natasha dhe Ella. Cynthia u divorcua nga Alex në 2008-ën dhe pak vite më vonë, Alex ishte shumë gati për t’u martuar me Lopez, por gjërat ndryshuan dhe ndarja e papritur, ndodhi!
Nuk duhet ende nëse dyshja thjesht po ruajnë raportet miqësore me njëri-tjetrin, apo ndoshta po ndizet një shkëndijë e vjetër dashurie.
Tani që J. Lo është duke shijuar dashurinë e re me partnerin e vjetër, Ben Affleck, e Alex po gjen ngrohtësi tek ish-bashkëshortja, na mbetet vetëm të shohim se çfarë mund të ndodhë më vonë.
Rikujtojmë se, Alex dhe Jenn nuk janë të vetmit të famshëm që po ndjekin trendin e të rikthyerit në krahët e ish-partnerëve.