Bota Botë e Çuditshme

Vjehrra masakron nusen e djalit 7 muajshe shtatzënë, ia pret trupin në copa dhe i shpërndan ato nëpër qytet!

Në një ngjarje që ka shokuar Pakistanin, një grua është akuzuar për vrasjen e nuses së saj shtatzënë, për të cilën pretendonte se kishte përdorur “magjinë” për të joshur djalin e saj. Zara Bibi ishte shtatë muajshe shtatzënë kur Sughran Bibi, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, dyshohet se e vrau 30 vjecaren dhe më pas e preu trupin e saj në copa, përpara se t’i shpërndante ato nëpër qytetin e Daskës në Pakistan.

Nëna e gruas së re raportoi zhdukjen e saj javën e kaluar, ndërsa efektivët e policisë vetëm tani kanë zbuluar pjesët e trupit të ndarë në tre çanta të veçanta. Deccan Herald, një gazetë indiane raportoi se Sughran tashmë e ka pohuar vrasjen. Oficeri i lartë i policisë Omar Farooq tha se “Në deklaratën e saj Sughran Bibi ishte shprehur se ajo dyshonte se Zara po praktikonte “magji”. Përveç kësaj, djali i saj Kadir kishte filluar t’i dërgonte para drejtpërdrejt Zarës në bankën e saj në vend të nënës së tij.

“Katër të dyshuarit e mbytën Zarën me jastëk kur ajo ishte në gjumë. Pas kësaj ata dogjën fytyrën e saj dhe e prenë trupin në disa copa para se ta vendosnin në tre canta”-deklaroi ai. Zara ishte prej katër vitesh e martuar me Qadir Ahmedin e kishte edhe një djalë tre vjeç. Familja kishte jetuar në Arabinë Saudite përpara se Zara të kthehej në Pakistan pak më shumë se dy javë më parë. Babai i saj, Shabbir Ahmed, pohoi se familja e Qadirit ishte xheloze për Zarën sepse ajo jetonte jashtë vendit.