Gossip Showbiz

Vjehrra i paska “rrëmbyer” zemrën Jonida Vokshit në mënyrën më të bukur…

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi së fundmi ka provuar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vjehrrën e saj. Aq mirë shkojnë madje sa që Jonida duket se i shijon shumë edhe ushqimet e përgatitura nga ajo.

Së fundmi, bukuroshja ka ndarë në Instagram një foto teksa shihet byreku dhe ka treguar se ky ka qenë ushqimi i darkës për të.

Zakonisht darka hahet lehtshëm. Nuk ka si byreku i vjehrrës sime.

Po ju e pëlqeni kaq shumë sa Jonida byrekun e vjehrrës suaj?

Rikujtojmë, se moderatorja ka treguar edhe më herët se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e bashkëshortit të saj, Besnikut.

Ajo ka thënë në një intervistë të dhënë muaj më parë se ka pasur kimi që ditën e parë që është takuar me vjehrrën. 18 qershori ishte një datë e shënuar për Jonida Vokshin dhe Besnikun pasi u bënë prindër për herë të parë.