Bota Botë e Çuditshme

Vizitojnë 48 shtete në 38 orë, pilotët thyejnë rekordin botëror!

Një çift aviatorësh thyen një rekord botëror Guinness duke fluturuar në secilën nga 48 shtetet e afërta të SHBA-ve në 38 orë e 13 minuta. John Skittone dhe Bob Reynolds u nisën nga Sanford, Maine, dhe bënë ndalesa në aeroportet e 48 shteteve, duke përfunduar misionin e tyre në South Bend të Indianas.

Koha e përfundimit të misionit prej 38 orësh e 13 minutash u dha atyre Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të shpejtë me aeroplan nëpër të 48 shtetet e afërta, sipas mediave të huaja. Skitone u shpreh:

Distanca më e shkurtër që kaluam midis dy shteteve ishte ndoshta rreth katër minuta dhe kjo ndodhi dy herë tek shtetet Nebraska-Iowa dhe Ohio-Virxhinia Perëndimore.

Skitone tha se udhëtimi në fjalë ishte një aventurë e planifikuar prej kohësh. Ai vijoi:

E dini, për mua, ishte personale. Unë kam një listë të gjërave që dua t’i bëj. E shkrova listën rreth 15 vjet më parë dhe shumë gjëra në atë listë ishin të lidhura me aviacionin, ato ishin vende tek të cilat doja të shkoja. Epo, një nga gjërat në atë listë ishte se doja të vizitoja të gjitha 48 shtetet në të njëjtin udhëtim.