Aktualitet Politikë

Vizita e Ramës në Athinë, Berisha: Refuzim total nga emigrantët, do regjistrohet në muret e historisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me emigrantët shqiptarë.

Berisha e quajti një refuzim total nga emigrantët e vërtetë shqiptar, që do të regjistrohet në muret e historisë.

“Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet”, shkruan Berisha.

Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike janë mbledhur para stadiumit “Galtasi” në Athinë, ndërsa kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.

Sipas medias greke, rreth 30 militantë të PD filluan të protestonin kundër Ramës, teksa mbanin në duar parulla dhe flamuj të PD.

Gjithashtu jashtë stadiumit ndodhi një incident i vogël mes të pranishmëve, ku disa thanë se Rama po provokon homologun e tij grek, Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë janë shprehur me fjalët: “Mos i vini zjarrin dy popujve”.