Aktualitet Celebrities Gossip

Vizita e Bregovic në Shqipëri nxit reagime! Besa Kokëdhima indinjohet, ndërsa babai i saj dikur jo…

Polemika të shumta ka shkaktuar ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Festën e Birrës që organizohet në Korçë nga 18 deri më 22 Gusht. Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit, duke e konsideruar këtë të fundit si i ftuari special i natës finale.

Por ky lajm duket se nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, të cilët e konsiderojnë këngëtarin si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka reaguar ashpër lidhur me këtë detaj. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, artistja bën thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja në këtë event, pasi sipas saj ai nuk është një njeri i mirë.

Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni! Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari special në një event kaq tradicional. Bojkotojeni!

Megjithatë, për këngëtarin serb Goran Bregovic nuk është hera e parë e ardhjes në Shqipëri, pasi ai ka mbajtur një koncert në Tiranë para shumë vitesh në kohën ku Edi Rama ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe gjithashtu i ka dhuruar edhe “Çelësin e Tiranës”.

Ajo që na bën përshtypje janë fjalët dhe revolta e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj ardhjes së Bregovic në Tiranë, ndërkohë që në kohën kur ai ka qenë i ftuar për koncert në Tiranë, babai i saj, Koço Kokëdhima ka qenë pjesë aktive e PS dhe gjithashtu një mik i mirë me Ramën.