Celebrities Gossip Showbiz

“Vitin tjetër do të bëhet…”, Meri Shehu bën parashikimin e papritur për Lei Krajën!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Emisioni “Top Arena” ka patur mbrëmë një panel të ftuarish shumë interesantë. Një prej tyre është edhe gazetarja e njohur, Lei Kraja, e cila nuk i shpëtoi dot një parashikimi nga astrologia Meri Shehu. Kjo e fundit i tha Leit, e cila është shenja e Gaforres, vitin që vjen do të shkëlqejnë, do të martohet, fejohet apo bëhet presidente.

Meri: Gaforrja është përballë Bricjapit, por favorizohet vitin tjetër, kështu që fejohen, martohen, bëhen presidente. Çfarë do të kapë tani, e përpunon vitin tjetër

Ervin Salianji ishte  i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga Alesia Bami. Kjo e fundit kishte përgatitur disa pyetje ‘pikante’, ku nuk munguan ato për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën…