Kur kalojmë nga moti i ngrohtë në të ftohtë, trupi ka nevojë për mbështetje shtesë për të qëndruar i shëndetshëm dhe i fortë ndaj infeksioneve të mundshme që shpesh shfaqen në këtë periudhë të vitit. Vitamina C është e njohur për mbështetje të sistemit imunitar. Ajo ndihmon trupin të luftojë infeksionet, përmirëson thithjen e hekurit dhe promovon shërimin e plagëve. Në dimër, kur mundësia për të kapur ftohjet është më e madhe, vitamina C është një aleat i shkëlqyer për të mbajtur trupin të mbrojtur. Burime: Agrume (portokalle, limona, mandarina), kivi, brokoli, speca të kuq.
Vitamina D është esenciale për forcimin e sistemit imunitar dhe për mbajtjen e shëndetit të kockave. Në muajt e dimrit, ku ekspozimi në diell është më i kufizuar, shumë njerëz kanë nivele të ulëta të vitaminës D, gjë që mund të dobësojë përgjigjen imunitare dhe të bëjë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Burime: Dielli (ekspozimi ndaj diellit është burimi kryesor), vezë, peshk yndyror (salmon, sardele), produkte të pasura me vitaminë D si qumështi dhe lëngjet e portokallit. Vitamina A është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe të mukozës, duke përfshirë atij të traktit të frymëmarrjes, që është një barrierë e parë ndaj infeksioneve.
Po ashtu, ajo ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe është e nevojshme për riparimin e indeve të dëmtuara. Burime: Karrota, patate të ëmbla, spinaq, vezë, mëlçi dhe produkte të tjera të pasura me vitaminë A. Ndërkaq, një përqindje e konsiderueshme e djemve dhe burrave sot përballen me mungesën e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Kjo situatë, e lidhur kryesisht me një dietë të varfër në fruta dhe perime, ka rezultuar në statistika shqetësuese: rreth 77% e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D dhe B12. Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies sonë.