Film & Tv Vitality Vibes | News

Sa i dëmshëm është solari?! Prof.Ass. Monika Fida shpjegon gjithçka…

Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar Prof.Ass. Monika Fida, e cila është profesoreshë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës në departamentin e dermatologjisë dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu drejton klinikën “Derma” që prej fillimit të saj në vitin 2006. Prof. Monika Fida është lektore e lëndës Dermatologji Venerologji pranë Universitetit “Zoja Këshillit të Mirë” prej 17 vitesh, dhe lektore e ftuar në disa universitete të botës si Universitetit “Guliemo Marconi” në Romë dhe  Universitetit “Federico II” në Napoli, Itali.  E diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në 1998, pasuar me studime në Universitetet Harvard, Graz e Viene dhe me eksperiencë 25 vjecare si mjeke Dr. Fida ofron shërbime mjekësore ekselente të niveleve Europiane pranë klinikës “A-Derma”.

Si e sheh Monika mënyrën se si operohet në dermatologji në ditët e sotme krahasuar me ato në të shkuarën?

 Sot është shumë e shtrirë, por është një shkencë që trajton mbi 3 mijë patologji. Fillon që nga maja e flokut, pra trajton të gjithë patologjitë e flokëve, të gjithë patologjitë e lëkurës, patologjitë e thonjve. Dhe si nënspecialitet sot kudo ne e dimë tashmë që mbulon shumë mirë mjekësinë estetike, procedurat e mjekësisë estetike, që sigurisht të bëra nga një dermataolog i trajnuar janë shumë më të sigurta, janë shumë më të arrira profesionalisht. Janë pikërisht ato çka ne kërkojmë nga mjeku ynë dermatolog.