Live From Tirana

Virginia Woolf: “Ka vetëm diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta dhe ajo është vetë jeta!”

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Ja disa fjalë të mençura nga Virginia Woolf për t’i mbajtur vathë në vesh…

Çfarëdo që të ndodhë, qëndro gjallë.
Mos vdis para se të vdesësh me të vërtetë.
Mos e humb veten, mos e humb shpresën, mos e humb drejtimin.
Qëndro gjallë me mish e me shpirt, me çdo qelizë të trupit tënd, me çdo fibër të lëkurës sate.
Qëndro gjallë, mëso, studio, mendo, lexo, ndërto, shpik, krijo, flit, shkruaj, ëndërro, projekto.
Qëndro gjallë, qëndro gjallë brenda vetes, qëndro gjallë edhe jashtë vetes, mbushe veten me ngjyrat e botës, mbushe veten me paqe, mbushe veten me shpresë.
Qëndro gjallë me gëzim.
Ka vetëm diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta dhe ajo është vetë jeta.